REKOMANDIMET PËR POPULLATËN NË RAJONET E PËRMBYTURA
- Среда, 05 Август 2015 15:32
SI TË MBROHEMI NGA SËMUNDJET NGJITËSE QË TRANSMETOHEN NËPËRMJET USHQIMIT DHE UJIT TË PIJSHËM
- Gjatë kohës së përmbytjeve, kohë pas kohe apo rregullisht duhet ndjekur informatat për sigurinë e furnizimit të ujit të pijshëm, nëpërmjet televizioneve kombëtare dhe lokale si dhe nëpërmjet radiove dhe internet portaleve.
- Për ujë të pijshëm, për përgaditjen e ushqimeve dhe për higjienën personale, duhet perdorur ujë në shishe të paketuar apo ujë nga çisterna apo tanke të furnizuara vetëm nga Ndërmarjet e ujësjellësit publik.
- Në qoftë se keni rezerva të ujit, mos e përdorni para se të bëni vluarjen e ujit (më së paku 15 minuta) ose të bëhet klorifikimi në mënyrë adekuate nga njerëz profesional.
- Në qoftë se furnizimi me ujë të pijshëm bëhet nga ujësjellës individual ( puse apo puseta) ku duket që uji është ndotur për shkak të përmbytjeve, i njejti të mos përdoret as për gatimin e ushqimeve deri sa të bëhet sanimi i gjendjes duke pritur vërtetimin laboratorik që uji është i sigurt për përdorim.
- Në qoftë se furnizimi me ujë të pijshëm bëhet nga ujësjellës individual ( puse apo puseta) ku duket se nuk ka asnjëlloj ndryshimi të ujit, rekomandohet të bëhet dezinfektimi preventiv i ujit.
- Regullisht të mirëmbahet higjiena e duarve me sapun apo me mjete tjera për dezinfektim, veçanarisht pas kontaktit me ujin apo sendet e përmbytura, gjithashtu pastrimi i duarve duhet bërë edhe gjatë pregaditjes së ushqimit.
- Të mbrohen me shumë kujdes ushqimet e gatshme që mos të vijnë në kontakt me ujrat e përmbytura apo ujrat të zeza.
- Të gjitha ushqimet nëpër frigorifera apo podrume që kanë qenë në kontakt me ujrat e përmbytur, duhet të mos përdoren për konsumim dhe rekomandohet që këta ushqime të hudhen.
- Të bëhet dezinfektimi i të gjitha sipërfaqeve punuese, mjeteve për gatim dhe veglave për ushqim.
- Pregaditja e ushqimit të bëhet me ujë të sigurt ku detyrimisht të jetë termikisht i përpunuar në temperature mbi 70⁰Celsius.
- Ushqimet e gatshme të mos rruhen jo më shumë se 2-dy orë në temeraturë të ambientit (dhomave), por e njejta duhet rruajtur në temperature nën 10⁰Celsius.
- Të shmangen kontaktet e ushimeve të freskëta me ushqimet termikisht të përpunuara.
- Si masa shtesë rekomandojmë ushqimet të përpunuara termikisht, veçanarisht ushqimet me origjinë shtazore, kurse pemët dhe perimet që në përgjithësi përdoren të freskëta, tani duhet dyfish të lahen me ujë të vakët, të pastrohen dhe përsëri të lahen dhe termikisht të përpunohen.
- Fëmijët rekomandohet të ushqehen nga ushqime të përgaditura në fabrika prodhuese (industrial).
MBRONI KAFSHËT NGA PËRMBYTJET
VEPRIMET PËR MBROJTJEN E KAFSHËVE GJATË KOHËS SË PËRMBYTJEVE
Duke patur parasysh gjendjen me përmbytjet në teritorin e Republikës së Maqedonisë, Agjencioni ushqimit dhe veterinarisë ka pregaditur rekomandime deri te pronarët dhe fermerët e kafshëve në shikim apo drejtim për mbrojtjen dhe mireqenien e kafshëve.
-Pa marrë parasysh a bëhet fjalë për kafshë shtëpiake apo kafshë të shoqerimit, pronari apo fermeri janë të detyruar që të jenë të pregaditur nga fatkeqsia natyrore dhe duhet llogarititur në mbrojtjen dhe mireqenien e kafshëve.
-Pronarët dhe fermerët e kafshëve duhet kohë mbas kohe të ndjekin situaten meteorollogjike, veçanarisht paralajmrimet nga organet kompetente për rreziqe nga përmbytjet, që të kenë mundësi në kohë për të bërë pregaditjet e nevojshme për mbrojtjen e kafshëve. Puna fillestare është që kafshëve të ju sigurohet ushqim adekuat, ujë dhe strehim.
-Në qoftë se egzistojnë paralajmrime për përmbytje, nëse ka mundesi para ardhjes së ujit kafshët të dislokohen në një lokacion të sigurt.
-Në qoftë se në afat të shkurtër kohor është e patjetërsueshme ikja nga vendbanimi ku nuk keni mundësi që kafshët ti merni me vete, nëse është e mundëshme që kafshët të dislokohen në një vend të sigurt. Nëse janë në stallë dhe janë të lidhura, kafshët duhet liruar nëse u jepet mundësia, kafshët të dislokohen në një vend më të lartë ku rreziku nga përmbytja është më i vogël. Gjithashtu duhet hapur dyert e bokseve të stallave që kafshët të kenë mundësi që të ikin. Kafshët që rruhen në ambient të hapur gjithashtu duhet të dislokohen në një vend më të lartë ku rreziku nga përmbytja është më i vogël.
-Në qoftë se mundeni, ushqimin duhet deponuar apo dislokuar në një vend të thatë dhe të sigurt, sipas mundësive të deponohet edhe ujë i freskët ( në rezervoare, tanke apo çisterna dhe fuçi hermetikisht të mbyllura).
-Kafshët duhet të jenë të identifikuara në bazë të ligjit për Identifikim dhe regjistrim, gjegjësisht gjedhët, dhentë, dhitë dhe derrat me vath. Në qoftë se ka kafshë të cilat nuk janë të idnetifikuara, pronari përkohësisht mund ti identifikoj në rast humbje.
- Regjistrin e fermës dhe të dhënat e kafshëve duhet të ruhen në vend të sigurt.
-Në qoftë se gjenden kafshë në zona të vërshuara, me ata duhet të veprohet me kujdes duke patur parasysh frikën dhe shqetsimin e tyre. Fillimisht kujdesemi për kafshët e reja, duhet tju sigurohet ujë i sigurt (nëse nuk ka zgjidhje tjetër për ujë, kafshëve mund tu jepet ujë shiu. Kafshëve tu jepet më pak ushqim, Fermerët duhet të paraqiten te organet kompetente ku do u jepen informacione adekuate për ushqimin dhe ujin. Kafshëve të mos u jepet ujë nga uji i vërshimeve.
-Nëse ka burime të kufizuara të ujit, kafshëve duhet tu jepet ujë (në sasi dhe varësi të moshës, madhësis dhe produktivitetit të kafshëve):
- Gjedhët 30-50 litra
- Kuajt 20-45 litra
- Derrat 4-12 litra
- Dhen dhe Dhi 6 litra
- Shpezët 0,5 litra
-Që të zvoglohet etja nëse ka nevojë kafshëve duhet tju jepet më pak ushqim lopëve në laktacion etj.
-Fermerët duhet të jenë në kontakt me veterinerët kompetent që të marin këshilla, instrukcione dhe në nevojë mjekim të kafshëve. Pas vërshimeve duhet pastrim mekanik i mbetjeve, të kryhet dezinfektimi dhe dezinsektimi. Kafshët të kthehen nëpër stalla kur objekti duket i pastruar, i thatë dhe i sigurt në kosultim me veterinerin zyrtar. Mjeku veteriner duhet të kontrolloj gjendjen shëndetsore të kafshëve
-Në qoftë se kafshët nuk mund të sistemohen në stalla, të njejtëve duhet siguruar strehimore të përshtatshme dhe e thatë. Kafshët duhet të kenë kyçje deri te ushqimi dhe uji.
-Në qoftë se rastisni një kafshë të ngordhur duhet shënuar numrin e vathit ose etiketën e identifikimit. Trupat (apo kufomat) e kafshëve pa mos i dëmtuar duhet larguar por duke u konsultuar më herët me personat zyrtar.
-Kafshët që nuk janë në gjendje të mire shëndetsore, që janë duke vuajtur nga dëmtimet e marra gjatë përmbytjeve në konsultim me veterinerin zyrtar, kafshët duhet mbytur apo eliminuar në mënyre humane.